Standardi ISBD(A) ka të bëjë me përshkrimin e ekzemplarëve të rregullt të materialeve bibliotekare. Ai nuk parashikon situata (jo të pakta në koleksionet e BKSh) në të cilat nuk ekzistojnë të dhëna për botimin.
As situata kur duhet të përshkruhet një ekzemplar i dëmtuar dhe me të dhëna cunguara ose të humbura pa ndihmën e një përshkrimi bibliografik të mëparshëm të atij botimi.
Në raste të tilla, kur ka qenë e mundur, është përdorur përshkrimi i bibliografive të mëparshme, çfarë është pasqyruar në zonën e shënimeve të bibliografit.
Ndërkaq, parregullsitë dhe karakteristikat e veçanta të ekzemplarit që përshkruhet janë shënuar në zonën e përshkrimit të gjendjes fizike të ekzemplarëve.