Në rastet kur nuk janë gjetur përshkrime ekzemplarësh të plotë, janë përshkruar ekzemplarët e dëmtuar dhe të paplotë që gjenden në BK, çfarë do të thotë që përshkrimi nuk është deri në fund i besueshëm.
Kryetitulli, ose elementi hyrës në përshkrim, ka përcaktuar vendin e skedës (këtu të regjistrimit) në renditjen alfabetike të tërësisë së librave brenda një viti botimi.
Pra, renditja është kronologjike dhe brenda viteve sipas rendit alfabetik të mbiemrit të autorëve ose shkronjës nistore të fjalës së parë të titullit të librit.
Pra, pavarësisht formës me të cilën paraqiten në faqen e titullit të materialit që përshkruhet, por edhe në zonën e përshkrimit bibliografik, në kryetitull ata janë pasqyruar të njësuar, në formën e vet më të zakonshme dhe më të njohur për autorët vendës.