Një “ligj” i pashkruar thotë që është djali ai që duhet t’i propozojë partnerës së tij, ose të paktën kështu jemi mësuar ta shikojmë deri tani.
Mirëpo në rastin e çiftit Einxhel Shkira-Dj Dagz mesa duket kjo detyrë i ka rënë mbi shpatulla modetratores, Einxhel pak më parë ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku duken të veshur “si për dasëm” me Dagzin.
Kjo dukje i ka ngjallur dëshirën Shkirës për t’i propozuar ajo partnerit të saj.
“Nese dashuri im vazhdon te duket kaq i “zjarrtë” Jam gati t’i propozoj së shpejti,”-shkruan Einxhel krahas fotove.