Pak ditë më parë Sara dhe Dj PM ishin të ftuar në dasmën e një miku. Në të njëjtën ditë blogerja festonte ditëlindjen dhe Dj i bëri një rreng.
Ai iu në gjunjë me një kuti unaze, mirëpo kutia rezultoi të ishte bosh. PM është kryqëzuar nga ndjekësit në rrjete sociale për këtë veprim i cili është konsideruar i shëmtuar dhe ulës për Sarën.
Së fundmi ai ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit ku një prej tyre i ka shkruar: A të erdhi keq që shakaja jote në dasmë u keqinterpretua nga disa?
“Jo aspak, perderisa njeriu mendon që i gjen gabime dhe Zotit nuk ndikohem nga këto gjëra e aq më pak kur e di unë dhe personat e afërt a ishte ofendim ndaj Sarës apo jo, kështu që fare hiç”, është përgjigjur PM.
Një tjetër e ka pyetur: A u nervozua pastaj Sara?
“Perderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postu vet nuk ka vend për nervozizëm, as nuk do të ketë kurr, edhe kur ti propozoj sbesoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video t’vecant keshtu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë sdo e bëj diku ku ti marrë vëmendjen të tjerve e aq më pak në darsëm e shokut tim t’ngushtë”, ka sqaruar PM.