Të dhënat fizike (numërtimi dhe formati) janë shënuar sipas dokumenteve bibliotekare që disponon BK. Në raste të rralla, kur të dhëna të tilla nuk ka qenë e mundur të identifikohen (ekzemplarë të cunguar dhe të dëmtuar.
Në qoftë se parathëniet, hyrjet, prologët etj., si edhe pasthëniet, epilogët etj. janë numërtuar më vete (jo në mënyrë të vijueshme), ashtu edhe janë paraqitur: të ndara me presje.
Numërtimi ka përfshirë të gjitha faqet që kanë tekst të shtypur; rregullisht faqet e bardha nuk janë konsideruar.
Për veprat me disa vëllime që janë përshkruar ndaras, numërtimi i faqeve në nënzonën e përshkrimit fizik është dhënë i vijueshëm ose i veçantë për secilin vëllim, pra ashtu si ka qenë në vetë vëllimet. Në këtë zonë është dhënë edhe informacioni i duhur kur në libër ka faqe ose fletë me vizatime, piktura, portrete, figura, harta, facsimile etj.