Nëpër rrjet qarkullon Promo e emisionit të binjakëve Veshaj,që si të ftuar të parë të emisionit të tyre kanë Bora Zemanin.
Të gjithë “Boratorsat” e internetit shpërndajnë copëza nga video duke i bërë marketing më të mirë se vetë televizioni që mban patentën por nuk është kjo tema jonë sot.
Syrit tonë nuk i shpëtoi një pjesë ku shihet Bora duke bërë një tatuazh në krahun e Donaldit dhe filluam të mendojmë se çfarë gdhëndi ajo aty..
‘De Facto’ është se të konfirmuar nuk kemi asgjë por menjëherë instikti na bëri të mendonim se mund të kemi gjetur tatuazhin.
Po sikur moderatorja të ketë shkruar aty fjalën “Idiot”?
Mendoni pak,kënga e Donaldit për Borën në një pjesë thotë:”Unë e di që jam idiot,ama jam idioti jot”
Kujtojmë se edhe brenda shtëpisë së BBV vetë Donaldi duke folur me Semin i ka thënë se e donte këtë frazë në këngë “Dhe më thuaj jam idioti,ama jam idiot i joti”
Fjali që u zëvëndësua me:”E unë thyhem sa herë shkon ti,por nuk ta shpreh”
Fraza nuk ra në tokë pasi siç i tha Semit se do ta përdorte në një këngë tjetër,e bëri menjëherë pasi doli nga shtëpia.
Pra,fjalën “Idiot” Bora ja thotë Donaldit?
Edhe sikur këto hipoteza mos të bindin,sjellja e tij në Big Brother Vip e justifikon fjalën tek Bora apo jo?
Këto janë të gjitha supozime dhe hamëndësime që deshëm të ndajmë me ju,nëse na del fjala nuk fitojmë 1 milion dollarë por do ta konsiderojmë blerjen e një sfere magjike.