Bora Zemani ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas”, ku përveç projekteve të reja dhe karrierës, preku edhe jetën personale.
Bora rrëfeu si rrallëherë edhe për periudhën e jo të lehtë që I është dashur të kalojë në fëmijëri, mes vështirësive ekonomike, por jo vetëm. Ajo tregoi se babai i saj u sëmur kur ajo ishte e vogël, gjë te cilën Bora e ka përjetuar shumë keq.
Veç kësaj, Bora rrëfeu se në periudhën e trazirave të vitit 1997, familjes së saj i morën edhe shtëpinë që kishte në Tiranë.
Sot Bora tregoi se të gjitha vështirësitë kanë kaluar dhe është shumë e lumtur për këtë.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.
Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- tregoi Bora Zemani.