Bora Zemani ishte sot e ftuar në “Më lër të flas” ku për herë të parë tregoi si e ka përjetuar zhurmën e madhe në rrjet pas takimit me Donaldin në “Big Brother VIP” dhe lidhjen e tij me Beatrix Ramosaj.
“Ka qenë një histori me të cilën njerëzit u afeksionuan shumë. Dhe unë nuk dua që historitë e mia personale të bëhen publike. Që nga ai moment ka pasur periudha të bukura por edhe të vështira. Fatmirësisht kam pasur pranë njerëz që më kanë mbështetur. Ishte shumë e vështirë se isha gjithë kohës në sytë e publikut. E komentuar për gjëra shumë personale”, u shpreh Bora.