“Dancing With the Stars” do të fillojë me datë 7 Tetor dhe publiku tashmë mezi po pret. Në rrjet është përfolur shumë se Donaldi do të jetë gjithashtu pjesë e spektaklit, por si është e vërteta?
Moderatorja Bora Zemani ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Më lër të flas” ku u përgjigj prerë. Ajo tha se aktori, i cili është dhe partneri i saj, nuk do të jetë në “Dancing With the Stars”.
Kujtojmë se Bora dhe Donaldi folën për herë të parë dhe për ribashkimin e tyre.