Personazhet e “Kepit të Tundimeve” ishin të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell” dhe mes tyre ishte edhe Efi. Kjo e fundit ka bërë një ndryshim në pamje duke operuar hundën.
Në një moment, Efi pranoi se ndryshimin e ka bërë që të mos e krahasojnë më dhe dihet tashmë me kë e kanë krahasuar: me Borën.
“Kemi aktualisht në treg nja 15 personazhe që duken sikur i ka lindur e njëjta nënë”, tha Flavio Qarri, i ftuar në panelin e diskutimit. “Prandaj bëra një ndryshim që mos më krahasojnë më”, tha Efi.