U jam mirënjohës punonjëseve të Sektorit të Koleksioneve për gatishmërinë e pandërprerë dhe përpjekjet ndër vite për shërbimin e disahershëm të mijëra njësive bibliotekare që u bënë objekt i kësaj bibliografie.
Falënderimet e mia shkojnë për znj. Afërdita Sharxhi, përgjegjëse e Sektorit të Albanologjisë, e cila më besoi ndërmarrjen e një përpjekjeje kaq të rëndësishme dhe me përgjegjësi dhe, gjithashtu, realizoi procesin e transliterimit, duke më ndihmuar, mbi të gjitha, me vërejtje konstruktive profesionale të karakterit redaktorial.
Falënderime të shumta më duhet të shpreh për z. Maksim Gjinaj, përgjegjës i Sektorit të Bibliografisë Kombëtare, për ndjenjën e bashkëpunimit të frytshëm, konsulencën.