Djelmoshat e Kosovës, Bad News Eagles kanë arritur të kualifikohen në turneun ‘IEM Road to Rio 2022’.
BNE mposhtën me përmbysje 2:1 skuadrën ruse, forZe.
Lojën më mirë e nisën djelmoshat tanë, pasi krijuan epërsi në mapin e parë ‘de Dust 2’, por nuk arritën ta mbajnë dhe u mposhtën 16:13.
Në mapin e dytë ‘Ancient’ skuadra ruse ishin fillimisht më të mirë, por BNE nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë rezultatin në favor të tyre 16:12.
Kështu ndeshja shkoi deri në mapin e tretë në ‘Mirage’.
Edhe në atë terren ishin ‘Shqiponjat kosovare’ që dominuan dhe triumfuan 16:4.
Kështu Bad News Eagles sigurojnë kualifikimin në Major të Rios së Brazilit.