Të premten mbrëma nisi sezoni i ri i “Dancing with the stars”, me një kast prej 14 personazhesh publik nga fusha të ndryshme. “Prive” ka mësuar që nga stafi i spektaklit ka patur tentativa të vazhdueshme që pjesë e kastit të ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, e cila shquhet për energjinë dhe natyrën pa komplekse.
Megjithatë kur u mendua si punë e kryer, Mihrija ka hequr dorë dhe nuk e ka thënë “Po”-në përfundimtare. Kjo mësohet se ka ndodhur për shkak të angazhimit shumë të madh që kërkon “Dancing with the stars”, i cili do t’ja komplikonte punët Mihrijes me emisionin e saj dhe këngët.