Startimi i nates se pare te spektaklit “Dancing with the Stars” u prit me padurim nga publiku. Perpos konkurrenteve dhe jurise, ashtu sic pritej, nje pjese te madhe te vemendjes e mori moderatorja Bora Zemani.
Ndryshe nga si jemi mesuar ta shohim, Bora e nisi emisionin me nje kercim mjaft sensual.
Se fundmi, persa i perket pikerisht menyres se si Zemani e moderoi emisionin “DWTS”, ka folur Dalina Buzi.
Ajo u shpreh se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.
“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen show-n tek vetja. Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- shkruan Dalina.