Gjatë këtyre ditëve, kam menduar shumë nëse këtë përkthim ta publikoj në mënyrën tradicionale, domethënë në formatin letër nëpërmjet ndonjë shtëpie botuese, apo ta publikoj në internet në formatin elektronik.
Më në fund, për arsye të ndryshme, kam vendosur ta publikoj falas në internet. Siç mund ta kuptoni vetë ju, të përkthesh një libër dhe ta vësh, falas, në dispozicion të lexuesit.
Nuk është një kontribut i vogël, por, siç do ju shpjegoj në rreshtat e mëposhtëm, lexuesi mund të japë një kontribut të madh për përkthyesin, në një mënyrë shumë të thjeshtë.