Autorja Olsa Muhameti ka qene e ftuar mbremjen e djeshme ne programin “Me ler te flas” se bashku me Arjan Konomin.
Ata u vune perballe disa pyetjeve dhe lojerave te pergatitura nga vellezerit Veshaj.
Ne lojen me “makinen e se vertetes”, Olses dhe Arjanit iu kerkua te thoshin emrin e nje konkurrenti qe kishin me shume inat.
Autorja u shpreh se nje prej vajzave nuk e ka merituar kurre te ishte ne Per’puthen dhe ishte nje gabim nga ana e saj qe e pranoi.
Olsa refuzoi te permendte emra, por tregoi se behet fjale per nje vajze te sezonit te kaluar e cila ndejti vetem dy muaj ne program.
Aludimet se kush mund te jete konkurrentja ne fjale jane te shumta, pasi nje numer i madh vajzash bene nje rrugetim te shkurter ne program.
Ndersa nga ana tjeter, Arjani u shpreh se konkurrenti qe i ka shkaktuar me shume shqetesim ka qene nje djale nga sezoni i pare, per te cilin Arjani ka kthyer studion permbys nga nervozizmi i madh, pjese kjo qe nuk eshte transmetuar.