Muajt e fundit në showbiz nuk kanë qenë dhe aq me lajme të mira, përpos nja dy dasmave tek-tuk e lajmeve të ëmbla të shtatzënive, një vëmendje të madhe kanë marrë ndarjet e personazheve të njohur të ekranit.
Dhe duhet thënë se këto ndarje nuk kanë kaluar pa u komentuar, përkundrazi përditë del diçka e re rreth tyre, më poshtë xing al vendosi t’ju sjellë një listë me ndarjet më të bujshme të muajve të fundit e që me siguri edhe ju i keni ndjekur herë pas herë me lajmet e fundit.
Një nga ndarjet e papritura ishte mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, pikërisht atëherë kur mendohej se gjërat mes tyre po ecnin mirë, Eros konfirmoi ndarjen nga modelja.
Oriola preferoi të mos e komentonte këtë ndarje ndërsa Eros tani ka nisur një lidhje të re.
Rina dhe Sinboy, një nga çiftet më simpatik të show bizit shqiptar u ndanë gjithashtu papritur
Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe Rina, e cila zbuloi se arsyeja pse i dhanë fund ishte distance.
Robert Berisha dhe Laureta janë ndarë gjithashtu javët e fundit.
Ndarja u zbulua nga rrjetet sociale ku Roberti fshiu fotot me bukuroshen ndërsa ajo mbylli llogarinë e saj në Instagram, arsyet pse dyshja i dhanë fund nuk dihen ende.
Kleoniki Delijorgji gjithashtu u nda nga partneri i saj pak ditë më parë, ndarja e saj u komentua për vetë faktin se modelja e këngëtarja e dha lajmin në një mënyrë të pazakontë.
Kleoniki postoi disa video nga momentet e saj më të bukura me partnerin dhe tregoi se vendimin e kishin marrë së bashku pasi kuptuan se misioni i tyre në jetët e njëri-tjetrit ka përfunduar, transmeton xing al.
Blero dhe Afrona, një nga ndarjet më të bujshme muajt e fundit fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat dhe Blero preferoi të mos e komentonte duke u shprehur në çdo intervistë “No koment”
Por së fundmi ai konfirmoi se lajmet për ndarjen e tyre janë të vërteta dhe tha se arsyet mbeten personale, ndërsa Afrona prej muajsh ka preferuar të mos flasë.
Art Abazi gjithashtu i dha fund lidhjes me partneren e tij pak javë më parë, këngëtari e mohoi lajmin kur u shpënda në media, por më pas kërkoi falje duke u shprehur se ai dhe e fejuara i kanë ndarë rrugët.
Në këtë listë bën pjesë edhe një çift që u njoh nga Përputhen dhe që ndarja e tyre u komentua shumë së fundmi, Andi dhe Melisa u ndanë pak javë më parë, por arsyet mbeten personale.