Aksident i frikshëm! Humbin jetën dy të reja, 24 dhe 18 vjece! Dalin detajet

Te Fundit

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën.

Mediat kosovare kanë raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë.

Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas raportimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin përplasjen fatale.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një makinë humbën jetën në vendngjarje.

Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenweierit në drejtim të Karlsruhe-s, mbeti e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00 sipas orës lokale.

Policia rrugore e Baden-Badenit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë, dëmi material i shkaktuar nga aksidenti vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro

Lajmet e fundit