Beniada Jakic ishte padyshim një nga surprizat e BBVP, e cila tërhoqi vëmendjen me sjelljen dhe pozitivitetin e saj, gjë që vazhdon ta bëjë edhe tani, sërish për të njejtat arsye.
Së fundmi modelja e njohur ka shpërndarë një mesazh që në fakt jo të gjithë personazhet e njohur do ta postonin në rrjetet e tyre sociale.
Ajo i bën thirrje ndjekësve që mos të përdorni më filtra, të jenë sa më të vërtetë dhe të kujdesen për veten në mënyrën më natyrale.
Mesazh që vlen shumë sidomos për të rinjtë, ndërsa Beniada jep shembullin më të mirë se edhe një vajze e famshme mund të ketë edhe pasiguri, por mund t’ja dalë që të jetë pikërisht ashtu siç do..
“A mendoni se duhet ta duam veten sic jemi? A mendoni se duhet t’i themi stop filtrave? Unë mendoj që po, ka ardhur koha të pranojmë veten sic jemi. Në këtë periudhë, po shikoj një përdorim të tepruar të filtrave”, – shkruan Beniada në një pjesë të postimit.