Blogerja Sarah Berisha dhe Dj Pm kanë dhënë intervistën e parë si çift në emisionin “Më lër të flas”. Sarah dhe Pm treguan se pas eksperiencës në “BBVIP”, jeta e tyre ka ndryshuar për mirë.
Të pyetur se kush dëshiron fëmijë, të dy u përgjigjën se Pm e dëshiron më shumë këtë gjë.
Ndërsa pyetjes se kush është më xheloz, Pm tha se është Sara, por shtoi se e kupton për shkak të punës që ai bën.
“Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikun, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh”, tha blogerja.
“Ka pasur ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale, ashtu dhe në anën shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës sime. Jam shumë i lumtur se ka marrë përmasa drastike në karrierën time dhe për mua si person. Si në anën profesionale, dhe në anën shpirtërore ka evoluar totalisht”, u shpreh artisti.