Gjate izolimit ne shtepine e “Big Brother VIP”, nje nga momentet qe po diskutohej mes banoreve ishte per hyrjet e shpeshta te Einxhel nga dera e shtepise me te famshme.
Einxhel gjendej me Moniken dhe Arjolen, kur kjo e fundit filloi te numeronte te gjitha rastet e hyrjeve te Einxhel ne shtepi.
E para ishte hyrja e saj si banore, e dyta pasi iu dha mundesia te prezantonte per disa minuta ne vend te Arbanes.
Rasti i trete ishte ai i eleminimit, kur ajo u kthye me bileten e fatit dhe rasti i katert pas kthimit nga spitali ku ajo operoi krahun e thyer.
Keto ishin rastet qe numeroi Arjola, ndersa Einxhel u shpreh se ne fakt jane 5 raste, por refuzoi t’a tregonte duke i thene Arjoles do te mund t’a flisnin vetem jashte shtepise.
Mirepo pas kaq muajsh pa asnje shpjegim, vetem tani Einxhel vendosi te rrefente arsyen e daljes se saj nga shtepia per here te pare.
Ajo kishte ndjere nje gjender ne gjoksin e saj, gje qe i solli shqetesim te madh dhe kerkoi menjehere qe te ekzaminohej.
Ne pamundesi per te kryer procedurat e nevojshme brenda shtepise se BB VIP, Einxhel doli ne menyre te fshehte nga izolimi per te shkuar ne spital, gje qe nuk u kuptua kurre nga publiku.
Pas ekzaminimit, Einxhel u vu ne dijeni se per fat te mire gjendrat ne gjoksin e saj nuk perbenin rrezik, keshtu qe ajo vendosi te vazhdoje garen ne BB VIP.