Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë kthyer në personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Dyshja po presin të bëhen prindër për herë të parë, teksa në rrjet është përfolur se do ta kurorëzojnë dhe dashurinë e tyre në martesë
Në media u raportua se Einxhel dhe Dagz do të bënin një ceremoni private, vetëm civile. Mirëpo moderatorja ka zbuluar të kundërtën.
Ajo ka publikuar lajmin në Instastory duke shkruar se dasma e saj do të jetë madhështore. “Jo dasmë…por super dasmë do të ketë”, ka shkruar Einxhel.