Meqenëse nuk mund të ngrihet dhe të largohet, pakënaqësia e tij shfaqet në krijimin e barrierave fizike mes atij dhe burimit që i sjell bezdi. Për shembull, Jim ( lexo: Xhim), një koleg imi më tregoi një histori interesante mbi shefin e tij të mëparshëm, i cili ishte kryetar i një kompanie të madhe tekstile.
Çdoherë që Jim ishte në zyrën e shefit dhe i parashtronte probleme për punonjësit, gabime te produktet apo çdo gjë tjetër që e bëntë shefin të ndihej i bezdisur, ai vendoste filxhanin e kafesë në tavolinë, përballë tij, domëthënë mes të dyve.
Pastaj, nganjëherë, shefi, në mënyrë të pavetëdijshme, vendoste në rresht të gjitha objektet e tjera që gjendeshin mbi tavolinë, duke krijuar një barrierë të qartë mes tij dhe nënpunësit të tij.