Jo rastësisht Fjolla Morina ka ditë që është shndërruar në një personazh shumë të përfolur.
Lidhja e saj me biznesnmenin Fisnik Syla ka çuar mjaft pluhur duke u komentuar tej mase nga publiku.
Pavarësisht paragjykimeve e kritikave që adresohen tek Fjolla, ajo është mjaft e lumtur krah partnerit të ri ku kanë folur publikisht edhe për planet e martesës që pritet të ndodhë pas pandemisë.
E meqë janë duke shijuar kaq ëmbëlsisht lidhjen e tyre ata nuk po hezitojnë që kohë pas kohë të ndajnë llojlloj imazhesh nga përditshmëria.
Së fundmi, Fjolla ka publikuar një imazh të këndshëm tek sa i dhuron puthje të ngrohtë Fisnikut./Kosovarja/