Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Mikela Pupa e cila doli çift me Erionin.
Mikela ishte e ftuar për të dhënë një opinion të sajin në lidhje me faktin se sa paragjykohet në ditet e sotme një vajzë e cila është shumë e arrirë në jetën e saj por që i mungon një partner.
Ndërkaq, Mikela tregoi edhe pse ndodhi krisja me Erionin.
“Kisha shumë nevojë për Erionin, 8 muaj që kaluam në program kurrë nuk i kërkova dicka, kur dola i kërkova, nuk m’u gjend dhe u ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha atëherë kur më duhej. Mendova që nëse nuk e kam tani, ai as në vazhdim nuk do të jetë. Nuk besoj se mund të ndihesh mirë krah këtij personi që nuk të gjendet pranë. Për të kaluar bukur kemi shoqërinë.
Mikela flet edhe për raportin e saj me Efin, ish-konkurrenten tjetër të “Për’puthen” dhe njëkohësisht mikeshën e saj të ngushtë.
“Efi është një karakter i fortë dhe meshkujt tremben para saj, nuk e marrin guximin t’i afrohen sepse e dinë që do të ndjehen inferior ndaj saj. Unë kam një rreth të ngushtë shoqëror, sepse sot është e vështirë që të gjesh një shoqe që të të dojë me pastërti. Shoqëria më e sinqertë mendoj se është mes meshkujve.”
Çfarë adhuron Mikela tek Efi dhe çfarë ka diçka ‘plus’ Efit në karakter?
“Tek Efi do të vidhja gjatësinë dhe sensualitetin. Kur bëhem me nerva kontrollohem më shumë ndërsa Efi nuk kontrollohet, është pak më shumë impulsive se sa unë.”