Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka qene se fundmi e ftuar ne “E diell”, ku si rralle here e “zbrazi” thesin perballe Ed Manushit.
Nder te tjera, nuk kishte si te mos fliste per suksesin e saj ne “Big Brother VIP” si dhe nisjen e sezonit te dyte te ketij emisioni, ku u shpreh se do te nise shume shpejt.
“Nuk kam ndaluar së punuari për BBV2. Jemi gati në prag, jemi afër, më farë nga sa e mendoni. Edhe Edi është shumë gati, tani po jeton një moment shumë të bukur sepse tani ka dalë filmi i tij”- u shpreh Arbana.
Persa i perket “Big Brother VIP 1”, Arbana rrefeu momentin e saj teksa iu kerkua te moderoje projektin e ketij emisioni, vendim te cilin nuk e mendoi dy here pasi mesoi se Lori do te jete producentja.
Gjithashtu Arbana listoi dhe disa komponente qe sipas saj i dhane sukses emisionit.
“Kur më kanë propozuar që ta realizoja këtë “Big Brother”, si drejtuese projekti jo vetëm si moderatore por edhe si autore, të isha koka e një stafi prej dhjetëra personash, kur më thanë që do jetë producente Lori, pranova menjëherë.
Ajo çfarë e ka bërë të suksesshëm “BBV”Ka qenë një kast shumë i mirë, personazhe ndoshta jo shumë të njohur por që kanë dhënë energji të mirë. Ka qenë dëshira për të mos i shfrytëzuar personazhet, por për të nxjerrë më të mirën nga ata, duke i ruajtur shumë prej tyre dhe duke u përpjekur të transmetojmë mesazhe pozitive dhe të realizojmë disa ëndrrat e tyre”.
Arbana u ndal gjithashtu te balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj. Ajo tregoi se nuk ka patur aspak shfrytezim ndaj banoreve por perkundrazi, jane kujdesur qe secili te marre vemendjen e duhur.
Iliri dhe Donaldi kanë qenë çelësi, marrëdhënia e tyre dhe një dëshirë e një kuriozitet i madh që publiku kishte për të parë se çfarë do të ndodhë me ta
“Jemi kujdesur për çdo banor që të marrë vëmendjen e duhur, dhe të sjellim më të mirat e tyre te publiku. Nuk kam ndaluar së punuar për BBV2”, perfundoi moderatorja.