Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar nga publiku.
Historia e tyre e dashurisë lindi gjatë kohës kur dyshja ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por më e bukura për ta erdhi pas përfundmit të eksperiencës së tyre.
Çifti i dashur janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Pak kohë më parë ata zbuluan se do të bëhen prindër të një djali.
Einxhel së fundmi është bërë tepër nostalgjike duke ndarë me ndjekësit momentin e parë të takimit me Dagzin.
“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”, shkruan moderatorja krahas videos.
Kujtojmë se përsa i përket komenteve për shtatëzaninë e saj, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur në rrjet.
“Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre. Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!). Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake… Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?! Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq”- ka shkruar më herët Einxhel.