Marredhenia mes Arbana Osmanit dhe trashegimtareve te “Top Channel” eshte bere kryeteme e mediave online gjate diteve te fundit.
Gjithcka filloi me mungesen e postimeve mes vajzave ne rrjetet sociale e me pas me mungesen e Arbanes neper eventet e rendesishme te TCH dhe jo vetem.
Mirepo, diten e sotme Arbana ka folur nje here e mire per te gjitha lajmet e qarkulluara gjate gjithe kesaj kohe.
“Thashethemet qe qarkullojne te influencojne nese jane te verteta. Nese une kam nje marredhenie per te cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevoje te bej pergenjeshtrime. Ne lidhje me komentimin qe i eshte bere marredhenies me Lorin nuk ka patur vend per diskutime dhe sqarime, sepse qe ne momentin qe ka mbaruar “BBV1”, ajo me ka thene qe do te me kete edhe ne “BBV2”- tha Arbana.
Kur nuk kishte asnje reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, ne rrjet qarkulluan hipoteza te ndryshme per krisjen e marredhenieve mes tyre.
Dy kryesoret jane: “Xhelozia” e Arbana Osmanit per vemendjen qe po merr se fundmi Bora Zemani dhe fakti qe Arbana dhe Eduarti kane pranuar ftesen per te bashkepunuar me “RTSH-ne” per “Festivalin e Kenges.”