Fifi dhe Adis Patushi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it.
Dyshja, të cilët u njohën pasi këngëtarja doli nga “Big Brother VIP”, nuk i kanë kursyer dedikimet romantike në rrjete sociale ndaj njëri-tjetrit por së fundmi, këngëtarja ka bërë një kërkesë publike ndaj tij.
Në një video në Instastory, këngëtarja shfaqet krah të dashurit dhe shkruan:
“Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”.
Sigurisht që nuk mungoi një reagim nga Adisi, i cili teksa ka ripostuar videon, shkroi: “Unë e kam pas planifiku në jetën time ktë”