Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë gjithnjë në qendër të vëmendjes, sigurisht për punën e tyre në programet përkatëse, por edhe për lidhjen e tyre që po e jetojnë publikisht si asnjëherë më parë këto kohë.
Deri më tani megjithatë, përveçse në rolet si i ftuar dhe intervistues në “Më lër të flas”, nuk i kemi parë në një projekt televiziv së bashku, por mesa duket kjo do të ndodhë së shpejti.
Burime pranë “News31” kanë konfirmuar se Bora dhe Donaldi do të jenë pjesë e një seriali që në fakt do të jetë i krijuar nga vetë ata.
Nuk dihen ende detaje për llojin e serialit dhe ku do të shfaqet, megjithatë pritet të mësojmë më shumë së shpejti.
Pra, tanimë përveç “serialit” që u bë historia e tyre e dashurisë, tani do të kenë një serial të vërtetë.