Telenovela më e re në showbiz-in shqiptar ka si protagonistë Alketa Vejsiun, Luana Vjollcën dhe Donald Veshajn, të cilët të tre nuk kanë asnjë lidhje direkte me njëri-tjetrin, por ajo cka i bashkon janë thumbat në rrjetet sociale të moderatores së “Dance Albania” dhe ish-banorit të “Big Brother” ndaj Luanës, me këtë të fundit që ka vetëm një “faj” të vetëm, nisjen e emisonit të ri “Zemër Luana” në Tv Klan. Okay, tani na lexoni me kujdes që mos humbisni fillin:
Pas nisjes dy javë më parë të programit të ri të Vjollcës, ishte Alketa Vejsiu që zgjodhi ta thumbojë kolegen e re të televizionit. Gjatë puntatës së “Dance Albania” që pasoi premierën e “Zemër Luana”, Vejsiu ju përgjigj komentit të Ermal Mamaqit i cili tha: “Ju lutem shumë, mos bërtisni shumë se është dhe Luana këtu sonte dhe mos shqetësohet. Kështu që, çik më ngadalë emisionin”, me thumbin: “Dëgjo, jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik. Kemi tigra, kemi gjirafa, kemi mjelma, kemi…”
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Alketa jep një koment për Luanën, sillni në mendje postimin e “Revista Class” në janar të 2020 ndaj motrave Vjollca që bënte ironi, madje dhe akuza ndaj tyre pas një udhëtimi në Dubai. Nejse, e shkuar e harruar (jo për Alketën mesa duket) dhe pavarësisht këtyre që kanë ndodhur, Luana zgjodhi të mos reagojë ndaj ironisë. Por ajo që e vazhdoi mbrëmjen e djeshme historinë është vetë Vejsiu, e cila e ngacmuar sërish në skenën e “Dance Albania” nga Visjan Ukcenaj nëse do të shkonte tek emisioni Luanës, tha:
“Unë deklaroj gatishmërinë time për të ardhur në çdo program që realizon televizioni Klan. E bëj këtë në fillim për televizionin Klan. Patjetër. Unë luaj në një formacion të madh që quhet televizioni Klan dhe jam pjesë e kësaj skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegëve, për të gjithë produksionet që bëhen këtu. Alketa mendon ndryshe. Unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve.”
Pra Alketa nisi dhe përfundoi vetë gjithcka sa i përket kësaj “drame”, ose të paktën shpresojmë ta ketë mbyllur dhe t’i shohim dy moderatore së shpejti në skenë bashkë, nuk ka rëndësi se në cilin program.
Po Donald Veshaj ku hyn këtu? Donaldi gjatë fundjavës, zgjodhi që të bëjë një video në Instagram-in e tij, ku i drejtohet fansave të programit që drejton me të vëllain “Më lër të flas”, duke ironizuar në një farë mënyre Luanën. Në video-n e tij, finalisti i BBV përmendte falenderimet për klikimet, statistikat, audiencën, cka sigurisht u mor si një thumb ndaj moderatres së “Zemër Luana”.
Kësaj radhe jo vetëm nga rrjeti, por edhe nga vetë Luana, e cila ndryshe nga rasti i Alketës zgjodhi një strategji pak më ndryshe, duke ju kundërpërgjigjur Veshajt (në mënyrë indirekte sigurisht). Kështu, moderatorja në një postim të fundit në Instagram, ku shfaqen foto të saj nga emision fundit, shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Tani që e mendojmë kjo mund të jetë një reagim për të gjithë në fakt, ndoshta edhe për kolegen e saj në Klan.
Gjithsesi, sikur mos mjaftonin të gjithë këto, në “dramë” është përfshirë edhe Beatrix Ramosaj, e cila me qëllim ose jo (nuk e dimë), ka zgjedhur të komentojë në postimin ironizues së Luanës, duke shkruar: “Tregoju se si bëhet!!”