Donald Veshaj ironizoi hapur Luana Vjollcën ditën e djeshme me një video në Instastory. Pas xhirimeve për episodin e javës tjetër të “Më lër të flas”, Donaldi hodhi një video ku fliste për klikime e statistika e dukej qartë që i referohej deklaratave të fundit të Luanës, e cila është shprehur e lumtur që emisioni i saj “Zemër Luana” ka kaluar mbi 1 milion shikime në Youtube.
“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet Donaldi duke thënë në video.
Ky thumb i Donaldit nuk kaloi pa një kundër-thumb nga ana e Luanës. Ajo publikoi një postim në Instagram ku shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.