Gjithashtu, kur një person është duke bërë një deklaratë të sinqertë, ai thekson përemrin aq sa pjesa tjetër e fjalisë, ose e thekson edhe më shumë, dhe në vend që të thotë “po, jam unë”, mashtruesi mund të përgjigjet thjesht me “po”.
Fjalët, që shprehin diçka, nuk janë të theksuara: për shembull “e kaluam shuuuumë mirë” shpreh pronësi të folësit, por tani provoni të thoni shpejt “e kaluam mirë”, kjo shpreh ftohësi dhe paqartësi.
Prandaj, kur një person është duke folur në mënyrë të sinqertë, fjala e parë ose dy fjalët e para, të pohimit ose të mohimit, mund të zgjaten për t’i theksuar “jooo”, “pooo” ose “naaatyrisht”, ndërsa në një mashtrim ky lloj theksimi zakonisht mungon.