Dihet se mes Luana Vjollces dhe Bora Zemanit ka patur nje shoqeri te forte disa vite me pare, mirepo dyshja nuk ruan me te njejtat raporte.
Gjate kohes qe Bora ishte ne qender te vemendjes per shkak te lidhjes qe Donaldi krijoi me Beatrix brenda shtepise se “Big Brother VIP”, Luana ishte nje nder personazhet e shumte qe i tregoi mbeshtetjen e saj.
Me ane te nje postimi ne Instagram, ajo postoi nje foto me nenshkrimin: “Me Boren”.
Mirepo, ky postim nuk gjendet me ne profilin e Luanes pasi moderatorja ka vendosur t’a fshije.
Duket se tashme Luana ka nderruar “ane” dhe eshte afruar me shume me Beatrix.
Kujtojme se pak kohe me pare kengetarja ka qene pjese e nje videoje Live te Luanes, ku ka folur per bullizimin ndersa tani jane te shpeshta komentet dashamirese ndaj njera tjetres.
Nga ana tjeter mes Luanes dhe Bores u perfol per nje kopjim pak kohe me pare, persa i perket performances hyrese te Bores ne “Dancing with the stars”, e cila ishte e njejte me ate te Luanes ne “Shiko kush luan”.
“Po e le ketu meqe mund t’iu duket e pare. Luana, askush nuk e ben dot si ty dhe ky eshte fakt i madh” – thuhej ne postimin e shperndare nga vete Luana.
Gjithashtu, diten e djeshme ishte videoja e Donaldit tek ironizonte Luanen ajo qe beri buje ne rrjetet sociale, per te cilen kjo e fundit nuk ia kurseu nje pergjigje tek shkroi: “Qente te lehin, karvani ecen perpara”.
Per me teper, Beatrix beri nje koment suportues ndaj Luanes duke thumbuar Donaldin dhe Boren ku u shpreh: “Tregoju atyre si behet!”
Epo, mesa duket kemi te bejme me dy grupe, Bora-Donald dhe Beatrix-Luana! /lokimagazine