Luana Vjollca po vazhdon të përflitet për suksesin e programit të saj, “Zemër Luana”, ndërkohë që po na suprizon me të ftuarit.
Mirëpo, mesa duket puntata e rradhës do të ketë të ftuar special!
Luana dhe Bes Kallaku kanë ndarë një foto në rrjetet sociale ku shihen në shoqërinë e aktorit turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazit, çiftit Sarah-Pm, Miranda Dupin dhe çifti tjetër simpatik Rita dhe Fidan.
Duke qenë se Besi është bërë pjesë e “Zemër Luana” dhe aty ishte edhe Luana Vjollca padyshim që mendja na shkon se mos këto çifte do të jenë pjesë e programit?
Ndonëse të gjithë kanë postuar pamje nga “darka e yjeve” asnjëri nuk ka dhënë ndonjë detaj se çka i bashkoi.
Luana përmes një postimi paralajmëroi një tjetër episod zjarr, por nuk zbuloi nëse takimi me yllin e kinematografisë turke kishte të bënte me programin.