Thënë ndryshe, mashtruesi shpesh herë nuk është i vetëdijshëm që të dalësh i suksesshëm si njeri i sinqertë, nënkupton të dyja, të përgjigjesh dhe të bësh pyetje.
Shiko dhe dëgjo me kujdes gjatë një bashkëbisedimi kur tema e diskutimit ndërron. Kur ndodh kjo gjë, a bëhet bashkëbiseduesi më i lumtur? A duket më i qetësuar?
Mund dhe të buzëqeshë ose zgërdhihet me nervozizëm. Gjithashtu verifiko pozionin e trupit të tij, domethënë a ka një pozicion të qetësuar dhe më pak mbrojtës?
Shenja treguese këtu është, sa shpejt dhe sa dramatikisht ndërron gjendja e tij, gjë që tregon bezdinë që ai ka për temën e mëparshme të bashkëbisedimit.