Nëse përgjigjja e personit tingëllon e shpejtë dhe e thënë mirë, është shumë e mundur se ai e priste një pyetje të tillë, kështu që ai ka marrë kohë për të përgatitur përgjigjen përpara sesa t’i bëhej pyetja.
Natyrisht kur shpreh fakte dhe detaje të cilat nuk mund të kujtohen shumë lehtë, është një tregues i mirë që personi ishtë përgatitur përpara.
Për shembull, imagjino se kur Samantha (lexo: Sëmentha) e pyesin se ku ka qenë në një ditë të caktuar para dy muajve dhe ajo përgjigjet “kam qenë në punë nga ku dola në pesë e gjysmë, pastaj hëngra te Caracella (lexo: Kerëkalë) deri në pesë e dyzetë e pesë dhe pastaj shkova drejt e në shtëpi.”