Richard Nixon (lexo: Riçard Niksën) u përpoq t’u kujtonte amerikanëve se John F. Kennedy (lexo: Xhon Kenedi) është katolik jo protestant, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin pasur asnjëherë një president amerikan katolik dhe kjo gjë mendoi Nixon mund t’i vinte në siklet zgjedhësit amerikanë.
Thënë ndryshe, duke i kujtuar publikut, në mënyrë të hapur, fenë e kundërshtarit të tij politik, kjo gjë do e bënte të ndihej keq kandidatin Kennedy.
Prandaj, në linjë me reputacionin e tij dhe me strategjinë politike, Nixon tha fjalët e mëposhtme: “nuk dua që ndokush të votojë për John Kennedy sepse ai është katolik.” Natyrisht, qëllimi ishte ndryshe nga mesazhi, por e shprehu mirë pikëvështrimin e tij.