Ka kaluar java e 8 dhe rrethi sa vjen e ngushtohet ne programin e “Dancing with the stars”.
Deri tani jane eleminuar 6 cifte dhe 8 te tjere kane mbetur ne gare per te fituar cmimin e madh prej 50 mije eurosh.
Tashme jane krijuar opinionet apo preferencat per secilin prej konkurrenteve dhe teleshikuesve, pavaresisht se kush do e rrembeje fitoren.
Per te folur rreth kesaj, Ardit Cuni ishte i ftuar ne nje interviste per “Goca & Gra”, ku u pyet se cilet konkurrente do te jene ne finale dhe cilet do te eleminohen.
Ai foli pa doreza dhe tregoi se, sipas mendimit te tij, ata qe rrezikojne nga eleminimi jane Arbri, Salsano, Megi dhe Julka.
Ndersa 4 konkurrentet e mbetur: Elhaida, Sara, Isli dhe vete ai, do te jene ne finale.
Normalisht qe Arditi shpreson se do te jete fituesi i spektaklit, mirepo u shpreh se Elhaiden e sheh si nje konkurrente shume te forte pasi ka shume disipline ne pune, gje qe Arditi nuk e ka.