Nëse një person akuzohet për diçka të rëndë dhe ai nuk zemërohet apo ofendohet për faktin se nderi i tij po vihet në pikëpyetje, kjo është një shenjë mjaft e besueshme se e ke kapur në befasi.
Për shembull, thuhet se gjatë fazës paraprake të hetimeve të O.J. Simpson (lexo: Simpsën), hetuesit menduan se ishte kureshtar fakti se Simpson nuk shfaqej i zemëruar për akuzën se ai kishte vrarë ish gruan e tij dhe shokun e tij Ron Goldman (lexo: Gouldmën).
Prandaj, kur mashturesi është duke u akuzuar për diçka, ai qëndron pa shprehje, si një student që është qortuar nga drejtuesi i tij dhe mungon një shikim i tipit “çfarë?!”, sepse mashtruesi është më i interesuar për përgjigjen sesa për akuzën në vetvete.