Këtë muaj pritet të nisë “Big Brother VIP Albania”. Lajmin e konfirmoi moderatorja, Arbana Osmani, e cila zgjodhi të mos e zbulonte datën fikse.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe, emra shumë të njohur po përfliten se do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme. Një ndër ta është edhe moderatorja, Kiara Tito, ndonëse ajo nuk ka reaguar ende.
Së fundmi, e ftuar në “Goca dhe Gra”, modelja seksi Kejvina Kthella, shprehu dëshirën për ta provuar si eksperiencë. Ajo theksoi se publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj, edhe si pasojë do të donte ta njihnin më shumë natyrën e saj sociale.
“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”, u shpreh ndër të tjera Kejvina.