Vite më parë Kejvina dhe Einxhel Shkira janë përballur fizikisht, për shkaqe të panjohur, por që bënë jehon në showbiz.
E ftuar në “Goca dhe Gra” Kejvina është pyetur se si qëndron e vërteta e zënkës mes tyre.
Kejvina themsoi se ato nuk janë pajtuar ende pasi nuk i ka rënë rasti të takohen dhe tregoi se e gjitha ndodhi për shkak të impulsivitetit të momentit, ama sherri nuk ka ardhur nga një djalë.
“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim.
Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë.
Erdhi nga njerëz të tretë…”– ka thënë ajo.
Por ku i dihet ndoshta tani më dyshja janë bërë pishman.