Natyrisht, qëllimi ishte ndryshe nga mesazhi, por e shprehu mirë pikëvështrimin e tij. Gjithsesi, siç provoi historia më vonë, me humbjen e zgjedhjeve nga Nixon, përpjekja e tij ishte e padobishme.
Çdo herë që dikush shpreh një pikëvështrim duke thënë çfarë nuk është bërë, mund të jesh i sigurt se është ekzaktësisht ajo gjë që është duke bërë, sepse fjalët fillestare janë ajo që vërtetë dëshiron të thotë.
Për shembull, në një takim romantik, femra me të cilën kishte dalë, i thotë Jim (lexo: Xhim) se është e zënë javët e ardhshme, por ajo i thotë se nuk duhet të mendojë se ajo po i shmanget takimit. Nëse ai nuk do të kishtë qenë qëllimi i saj, atëherë nuk do të kishte ndodhur që ajo ta thoshte.