Megi Pojani këtë javë nuk ka partner Jurgenin, por goditi me një kërcim me motrën e tij, Lorin, që e zgjodhi si partnere të kësaj sfide të re në “Dancing With The Stars”. Të veshura njësoj me minifund, këmishë dhe kollare, moderatorja dhe balerina kërcyen një tango argjentinase tejet sensuale. Befasi për publikun ishte mënyra se si vajzat e mbyllën koreografinë, më një puthje në buzë.
“E kishim vendosur që nëse kërcimi do të shkonte mirë, do ta festonim me një puthje”, tha Megi.