Bora Zemani ka pranuar ftesën e Olsa Muhametit për të prezantuar sërish “Përputhen”. Moderatorja e ka konfirmuar këtë mbrëmjen e të premtes në “Dancing with the stars”, ku në mbyllje të spektaklit u shpreh: “Me mua do shiheni që të hënën”.
Pas largimit të Ori Nebijajt që pranoi mandatin e deputetes, Olsa tregoi se i kishte ofruar Borës të prezantonte sërish “Përputhen”.
“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Do të ishte një bast i fituar nëse do të vijë në Për’puthen. Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Mendoj që do e gjejë kohën që t’i menaxhojë të dy programet”, tha Olsa.