Stresi është një prej banorëve të Big Brother Vip Kosova, hyrja e të cilit ishte befasi për të gjithë pasi nuk ishte përfolur asnjëherë si pretendent për të qenë pjesë e formatit.
Reperi i njohur ka qenë jo pak herë kryetemë e mediave për shkak të lidhjes së tij me Kejsin.
Por në një bisedë brenda shtëpisë ai ka thënë se është single dhe madje ka tre vite që nuk është më në lidhje.
Tutje ai tha se ka bërë shumë gabime në të kaluarën dhe kjo është njëra nga arsyet që këto vitet e fundit ka qenë vetëm.
“Kam tre vite ‘single’ sepse kam bërë gabime. Këta tre vite kam patur mundësi të lidhem, kam njohur edhe vajza të mira, por tani është shumë serioze nëse lidhem me dikë. Duhet ta marrësh seriozisht tani.“-tha ai.