Beatrix Ramosaj ka shfrytëzuar kohën e saj për të bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram. Përmes “ask & questions” ajo pyeti publikun se çfarë ekperience duhet të përjetojë një person të paktën një herë në jetë.
Ndër të shumtat përgjigje, një ndër to e bëri Trixën që ajo të na zbulonte një nga frikërat e saj në jetë.
“Një gjë rreth meje: Unë nuk kam frikë të dështoj, por unë kam frik të mos tentoj…ose të më mbeten pengje”, ka shkruar këngëtarja duke nxjerr në pah karakterin e saj sponat dhe këmbëngulës për gjërat që do.
Si është ajo shprehja: Ma mirë me i ra pishman, se sa me t’met marak!