Dy dite me pare startoi emisioni i shumepritur ne Kosove, “Big Brother VIP”, i moderuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Pas gjithe pritjes, me ne fund u bene te ditur 14 banoret e pare, ku spikaten dy reperet Stresi dhe Getinjo.
Prej hyrjes, ky i fundit ka qene nder me te komentuarit ne rrjet, ndersa diten e sotme beri nje deklarate ku i doli “kunder”.
Teksa po diskutonte me banoret e shtëpisë, Getinjo është shprehur ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.
Madje, deklarata e tij është bërë virale në rrjet.
“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.
Kujtojme se së fundmi, reperi ka publikuar dhe klipin e tij me titull “God”, projekt i cili u prit mjaft mire nga ndjekesit.
Per kete arsye, i eshte drejtuar me disa fjale ndjekesve te tij.
“Unë jam i kënaqur me muzikën që e bëj, jam i kënaqur me dëgjuesit që i kam për momentin, unë kam qenë super i suksesshëm kur bota ka qenë në rregull dhe muzika ka qenë e mirë. Kur njerëzit kanë qenë më normal dhe kanë patur më shumë fytyrë! Unë kam arrit atë që kam dashur në jetë, jam bërë njeri. Edhe nuk po punoj shumë se nuk dua të shkoj dëm mundi sepse nuk është koha. Do të kthehem fuqishëm, e di unë kur. Ju dua.”