Ish konkurrenti i emisionit të dashurisë Përputhën, Andi Artani, u bë pjesë e showit më të madh në Kosovë, Big Brother Vip Kosova.
Hyrja e Andit ishte tejet befasuese pasi shumica e ndjekësve të tij nuk e pritën këtë vendim të tij, megjithatë u mirëprit mjaftë shumë, shkruan InfoKosova.
Paraqitja e Andit në televizion është mjaftë e shpesh, pas daljes së Përputhen, Andin e kemi parë edhe si prezantues në një nga televizionet tona.
Gjate emisionit Përputhën, Andi ishte ne një lidhje dashurie me ish konkurrenten tjetër, Jasmina Kadriu më të cilën doli si çift mirëpo nuk iu zgjati shumë.
Gjatë kohës ku po transmetohej hyrja e Andit në BBV, Jasmina ‘injoroj’ keq teksa publikoj video se është duke shijuar jetën e natës./InfoKosova/