Sporti i vjetër i xhudos ka një filozofi themelore: mos kundërshto forcën me force, por përdor fuqinë e kundërshtarit dhe ktheje kundër tij.
Për shembull, ta zëmë se një roje po qëndron duke ruajtur një zonë të kufizuar (ndaluar) dhe është detyra e tij që të kontrollojë identitetin e atyre që hyjnë.
Roja i thotë një personi që po tenton të hyjë “nuk jam i sigurt nëse je i autorizuar që të hysh” dhe ai i përgjigjet rojes “nuk jam i befasuar sepse vetëm pak njerëz janë të vetëdijshëm për nivelin e autorizimit tim, pasi puna ime këtu nuk mund të njihet nga të gjithë”.